PSG-ja, Barcelona dhe Arsenali në garë për kartonin e yllit argjentinas

29 maj 2026 | 16:02

Arsenali ka hyrë fuqishëm në garë për transferimin e yllit të Atl Madrid, Julian Alvarez duke i prishur planet Barcelonës.

Mikel Arteta e sheh argjentinasin si përforcimin ideal për repartin ofensiv dhe londinezët janë të gatshëm të investojnë shuma të mëdha për ta transferuar.

Barcelona mbetet destinacioni i preferuar i lojtarit, por problemet financiare të klubit katalanas mund t’i japin avantazh Arsenalit në negociata.

Ndërsa interesim për yllin argjentinas kohëve të fundit ka shprehur edhe Paris Saint-Germain.

Sipas mediave britanike dhe spanjolle, Atletico Madridi pritet të kërkojë një shumë shumë të lartë për sulmuesin argjentinas, të cilën Arsenali mund ta paguajë pasi është kërkesë e trajnerit Arteta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev, u ka…