PSG-ja bën ofertë të re për Kolo Muanin

28 gusht 2023 | 12:23

Paris Saint-Germaini ka bërë një ofertë të re për Randal Kolo Muanin ku vlera është 70 milionë euro plus tjera si bonuse.

Nëse drejtori sportiv i Eintracht Frankfurtit, Markus Krosche, i thotë po ofertës, atëherë një marrëveshje do të mund të mbyllet brenda 48 orëve.

Më parë është raportuar se vlerësimi i klubit gjerman për Kolo Muanin është afër 100 milionë euro. 24-vjeçari tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me PSG-në, teksa po pret që të arrihet një marrëveshje mes klubeve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Makfire Asllani B.I shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…