PSG-ja e dëshiron Pogban

11 janar 2022 | 12:24

Mesfushori Paul Pogba nuk do të rinovojë kontratën me Manchester United.

Drejtuesit e “djajve të kuq” nuk kanë ndërmend të presin më mesfushorin francez dhe janë të gatshëm ta shesin menjëherë, në ofertën e parë që vjen në drejtim të tij.

Në kushtet ku nuk dëshirojnë ta humbasin falas, United ka hapur ankandin për Pogba. Në fakt ofertat për Pogba mungojnë pasi klubet e interesuara preferojnë ta presin deri në përfundim të sezonit, për ta marrë falas.

Për të shmangur konkurrencën e madhe në fund të sezonit, PSG-ja pritet të bëjë një sforco ekonomike tani në janar për të siguruar shërbimet e “gjelit”, lajm ky i bërë publik nga mediat spanjolle.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tomë Gashi nuk ka arritur që të dëshmojë sot në…