PSG-ja fiton Superkupën e Francës

13 janar 2021 | 23:12

Pak ditë kanë mjaftuar që Mauricio Pochettino të fitojë trofeun e parë në stolin e PSG.

Kampionët e Francës mposhtën 2-1 Marseille në finalen e Superkupës së Francës, që u luajt në ” Stade Bollaert-Delelis” të Lensit.

Goli i parë erdhi gjashtë minuta përpara mbylljes së pjesës së parë. Kros i gjatë dhe goditje me kokë e Mauro Icardit. Portieri i Marseille e ndaloi një herë argjentinasin, por nuk kishte çfarë të bënte në goditjen e dytë. Topi në rrjetë dhe PSG në avantazh.

Goli i qetësisë erdhi pesë minuta përpara fundit të ndeshjes. Skuadra e Pochettinos fitoi një penallti dhe ekzekutimin e mori përsipër Neymar. Braziliani nuk gaboi nga pika e bardhë. Marseille nuk u dorëzua dhe shkurtoi rezultatin katër minuta më vonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një muaj para zgjedhjeve të parakohshme, partia më e madhe…