PSG-ja i ofron Ramosit rinovimin e kontratës, por me ulje page

23 mars 2023 | 10:51

Sergio Ramos me shumë mundësi do të vazhdojë qëndrimin e tij në Francë te Paris Saint-Germain.

Ish-kapitenit të Real Madridit shumë shpejt i skadon kontrata, megjithatë vullneti i të dyja palëve duket se është që të vazhdojnë bashkëpunimin, por me një “variabël” të ri të shtuar nga klubi.

Sipas asaj që raportojnë mediet spanjolle, në lidhje me politikën e reduktimit të pagave të zbatuar nga klubi parisien, mbrojtësi spanjoll do të kishte një shans të madh për të qëndruar në “Parc des Princes” vetëm nëse pranon një ulje të pagës. Në këtë drejtim, brenda pak javësh pritet një takim mes palëve për të diskutuar detajet e fundit të rinovimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia dhe Italia përballen në “Stadio Diego Armando Maradona” (Naples),…