PSG-ja interesohet për Artetën

18 prill 2023 | 13:58

Fati i Christophe Galtier në bankinën e Paris Saint-Germain tani duket i vulosur dhe lideri aktual i Premier Ligë mund të zërë vendin e tij.

Sipas raportimeve të medieve franceze, drejtori sportiv i PSG-së, Campos, në fakt do të donte të afronte Mikel Artetën nga Arsenal në Francë, duke e rrëmbyer nga Arsenali.

Megjithatë për momentin duket se është vetëm një dëshirë, pasi me sezonin e fundit Arsenal vështirë se do lejonte largimin e trajnerit dhe Arteta nga ana tjetër duket se është përshtatur më së miri me skuadrën e “The Gunners” dhe tashmë po i merr edhe “frytet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKR), Behgjet Pacolli,…