PSG-ja kërkon 30 milionë euro për Donnarumman

08 gusht 2025 | 15:24

Klubi francez, Paris Saint-Germain thuhet se i ka caktuar çmimin e largimit portierit Gianluigi Donnarumma. Portieri italian dhe drejtuesit parisien nuk po arrijnë assesi marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Kontrata e ish-portierit të Milanit skadon në verën e vitit 2026, kështu që klubi nga “Parc des Princes” nuk dëshiron ta humb me parametra zero. Drejtuesit e parisienëve kanë vendosur tashmë të mos i ofrojnë më kontratë të re duke e vendosur në treg dhe duke treguar çmimin e tij.

Sipas gazetarit të njohur Ben Jacobs, PSG dëshiron të paktën 26 milionë funte (30 milionë euro) për Gianluigi Donnarumma pasi vendosi të mos i ofrojë atij një kontratë të re. Për portierin interesim kanë shprehur tashmë klubet angleze si Chelsea, Manchester City dhe Manchester United.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Intervistë me Hajdin Abazi, veprimtar i arrestuar si njëzetvjeçar në…