PSG-ja në alarm, lëndohet edhe sulmuesi i dytë

10 shkurt 2019 | 11:58

Sikur të mos mjaftonte dëmtimi i yllit brazilian Neymar, te PSG-ja tani i duhet të bëjnë llogaritë pa një tjetër lojtar kyç.

Bëhet fjalë për sulmuesin uruguaian Edinson Cavani, i cili u pa duke çaluar gjatë ndeshjes ndaj Bordosë, ku u zëvendësua menjëherë sapo mbaroi pjesa e parë.

Në rast se 31-vjeçari nuk ia del të rikuperohet në kohë për takimin e ditës së martë ndaj Manchester United, trajneri i PSG-së, Tomas Tuchel s’do të ketë zgjidhje tjetër përveç se t’ia besojë rolin e sulmuesit qendror talentit francez Kilyan Mbappe.

Në mungesë të Neymarit dhe Cavani, treshja e sulmit të PSG-së do të plotësohet nga Angel Di Maria dhe gjermani Julian Draxler. Ndërkohë, te “djajtë e kuq” dëmtimet janë shumë të pakta, pasi të vetmit lojtar të padisponueshëm për Ole Gunar Solskjaer do të jenë mbrojtësit Darmian e Valencia.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antonio Conte dhe Interi jo vetëm që janë takuar, duke…