PSG-ja në bisedime me Kloppin

29 dhjetor 2019 | 14:25

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo raportohet të ketë biseduar me Jurgen Kloppin për më tepër se një orë për të parë mundësinë e transferimit të tij në “Parkun e Princave”, raporton Le10sport.

Tutje raportohet se trajneri i Liverpoolit ia ka bërë të ditur Leonardos se është i lumtur në Anfield Road dhe nuk e ka ndërmend largimin momentalisht.

Kloppi nuk është i vetmi që mund ta zëvendësojë Thomas Tuchelin te PSG-ja. Njëri nga kandidatët është edhe ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili aktualisht është i lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka komentuar kërcënimin me jetë…