PSG-ja në garë për Pogban

05 tetor 2018 | 16:26

Tabloidi britanik “The Sun” raporton se duke parë raportet gjithnjë e më të këqija me trajnerin Jose Mourinho, mesfushori francez Paul Pogba ka vendosur të largohet nga Manchester Unitedi që në muajin janar, pikërisht në drejtim të kampionëve të Francës, Paris Saint Germain.

Por gjithçka do të varet nga e ardhmja e Mourinhos në stolin e “djajve të kuq”. Nëse portugezi do të shkarkohet, atëherë Pogba mund të vendosë të qëndrojë deri në fund të sezonit, për të rifilluar çdo tentim gjatë muajve të verës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes e ka bërë…