PSG-ja njofton Barçën se Neymari nuk shkëmbehet

17 korrik 2019 | 11:01

Paris Saint-Germain është i vendosur të kërkojë 222 milionë euro plus bonuse nga Barcelona nëse dëshiron të nënshkruajë me Neymarin.

“AS” njoftoi të martën e kaluar se katalanasit, të cilët janë të prirë për ta rikthyer brazilianin përsëri në ‘Camp Nou’, kishin paraqitur një ofertë me vlerë 40 milionë euro plus Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele.

Por, PSG-ja nuk është e interesuar për shitjen e 27-vjeçarit për më pak se 222 milionë euro, shifra që ata ranë dakord t’i paguajnë Barçës për ta marrë atë fillimisht në vitin 2017.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e zgjedhjes së Ursula von der Leyen presidente…