PSG-ja publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Reims-in, ftohen Messi dhe Mbappe

29 gusht 2021 | 12:47

Paris Saint-Germain (PSG) ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt në Ligue 1 ndaj Reims.

Pjesë e kësaj liste është Lionel Messi, i cili pritet ta bëjë debutimin si futbollist i PSG-së sonte.

Ende nuk dihet nëse ylli argjentinas do ta nisë ndeshjen nga fillimi apo do të jetë në bankën rezervë.

Pjesë e 22 lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje është edhe Kylian Mbappe, i cili përflitej për një largim nga “Parc des Princes” për t’u transferuar në Real Madrid

Përveç tyre, edhe Neymari rikthehet në skuadër dhe pritet të ribashkohet në fushën e blertë bashkë me mikun e tij, Messin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pothuajse të gjitha rrjetet e internetit dhe telekomunikacionit në Panshir…