PSG-ja shpëton nga humbja ndaj Realit

26 nëntor 2019 | 23:31

Real Madridi nuk ka arritur të mbajë epërsinë prej dy golave për të arkëtuar pikët e plota ndaj PSG-së.

Ekipet ndanë pikët duke barazuar me rezultat prej 2-2.

Karim Benzema shënoi dy gola për t’i dhënë epërsi të dyfishtë Realit. Megjithatë, në dhjetë minutat e fundit PSG-ja arriti të barazojë shifrat. Mbappe e Sarabia i siguruan një pikë ekipit francez.

Me këtë pikë PSG-ja kalon fazën e grupeve si lider i Grupit A me 13 pikë, derisa Reali në vendin e dytë ka tetë pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas gjendjes alarmante në të cilën është vendosur Shqipëria pas…