PSIKOPATËT DHE SOCIOPATËT

30 prill 2022 | 15:15

Qasje nga aspekti kriminalistikë

Shkruan: Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë

Si t’i dallojmë?

Po jetojmë në kohëra të turbullta dhe jashtëzakonisht të vështira, në një anë kemi problem në sferën e sigurisë me armikun shekullor që e luan figurën e shahut “piunin” e Rusisë (lufta Ukrainë – Rusi e Putinit), përpjekjet për destabilizimin e vendit tonë nuk pushojn.

Kam rrahur këtë sferë në disa shkrime, në këtë medium/gazetë të nderuar si për veriun, si për strategjitë gjeopolitike, diku rreth 43 publikime të këtij lloji dhe kemi krijuar bagazh aq sa ta informoi lexuesin e të ngrise alarmin te organet gjegjëse.

Kam interes të trajtoi problemet praktike të vendit tim, sepse me disa Gjeopolitika po komentojn disa analist e publicist, që kur ndalon dhe analizon diskursin e tyre e analizen e varfër, dëshpërohesh dhe e vendos në koshin e mbeturinave emisionet e tilla.

Kemi probleme sociale të ndryshme, njerëz me trauma lufte, ne jemi duke jetuar një fazë të vështirë nga një vend i posadalur nga lufta në tentative për t’u konsoliduar, me një fazë të stërzgjatur të transzicionit, këto vështirësi e barriera për shoqërin tonë nuk po ndalen, po vazhdojn me ritme të theksuara!

SIGURIA

Ne kemi Instiutucione të sigurisë mjaftë efikase në luftimin e dukurive negative, por edhe forca mbrojtëse të atdheut dhe aty nuk kemi asnjë mëdyshje, madje po shkoi aq larg sa ta quaj të lajthitur atë që dyshon në kapacitet e sigurisë që i kemi ndërtuar për 22 vite!

Shembull, policia jonë është e angazhuar maksimalisht në luftimin e dukurive negative, ju lutemi të informoheni nga kronika e zezë në faqen zyrtare të policisë, të krijohet pershtypje se me çfarë probleme ballafaqohen njësitet e policise sonë. Kur të informoheni, atëhere edhe ky shkrimi i imi modest do ta ketë kuptimin e vetë esencial për secilin/en lexues.

Ne kemi edhe probleme tjera dhe ato janë në shëndetësi, por konkretisht në shendetin mendor, kemi qytetar që mendërisht nuk janë mirë dhe sillen vërdallë nesh( shifra e lartë e abuzues drogash nga më të ndryshmet, ikin nga institucionet mbikqyrëse pa asnjë kriter e problem, përgjegjësi nuk jap askush për asgjë), ata që meritojn atë tretman nuk janë në institucionet, rehabilituese.

Pra këtu lind problemi, se të “rrezikshmit” janë të lirë sillen afër nesh janë në mesin tonë dhe shkalla e rrezikut nga sjelljet e tyre devijante është e madhe!

Në këtë vend, pra në shtetin tonë të dashur Republikën e Kosovës, psikologët, neuropsikiatrit, sociologët, klinikat psikiatrike ose nuk kanë qasje në televizionet tona (nuk u jepet fare hapësirë) ose nuk kanë kohë të dalin dhe trajtojn problemet, problemi është i madh dhe nuk do fort analize sepse gjërat i shohim me sy dhe duhet veprim emergjent, dhe jo fjalë monotone dhe teorike që nuk dergojn në kurrfarë dobie kolektive, DUHET VEPRIM!

Po mundohem ta shtjelloi sa më shkurt këtë temë sensitive:

Psikopatët

Psikopatët janë manipulator dhe shfrytëzues (janë absolutisht të pa skurpullt). Ata i shohin njerëzit vetëm si vegla apo objekte që mund t’u vesh këmbën për t’u ngjitur gjithmonë e më lartë.Kurrizin e qytetarit e shofin si shkallë për të prekur majet, dmth nuk zgjedhin formën për të arritur qëllimin.

Asnjëherë nuk arrijnë të kenë empati dhe të bashkëndjejnë me të tjerët.

Lëndojnë shumë njerëz dhe kur lëndojnë, lëndojnë ashpër dhe nuk ndjejn keqardhje, thiesht sepse janë psikopat.

Si t’i dallojm se ata janë në mesin tonë,

Ç’rregullimet themelore të psikopatisë janë:

Egzibicionizmi dhe elementët butaforikë të shfaqjes.

Psikopatët i kushtojnë një rëndësi mjaft të madhe performancës së jashtme, elementëve butaforikë dhe egzibicionizmit.

Ata karakterizohen nga një kujdes i posaçëm shfaqjes dhe janë tepër sharmantë. Për ta ka rëndësi se çfarë mendojnë njerëzit rreth tyre dhe kujdesen posaçërisht për këtë fakt. 

Kjo i bën psikopatët të rafinuar dhe arrivistë në qëllimet e tyre keqbërëse.

Psikologjia e sjelljes  dhe e zhvillimit të bisedës infortmative me persona të dyshuar (Psikopat dhe Sociopat):

Biseda informative është metodë themelore në punën e policisë dhe një nga veprimet dhe masat më të rendësishme operative.

Biseda informative është e institucionalizuar me ligj, si një nga veprimet metodike të grumbullimit të informatave nga qytetarët dhe të njohurive mbi rrethanat e kryerjes së veprës penale.

Në bazë të njohurive dhe të provave të grumbulluara materiale, biseda informative përbën bazën e paraqitjes së fletëparaqitjeve penale.

Është i madh numri i palëve me të cilat komunikojnë punëtorët e policisë për pengimin, zbulimin dhe luftimin e krimininalitetit dhe shkeljen e rendit të qetësisë publike.

Kategoritë më të shpeshta dhe më shumë të rëndësishme të palëve janë të dyshuarit personat e dëmtuar, dëshmitarët, dhe paraqitesit e pastaj bashkëpunëtorët, bashkëpjesëmarrësit, informatorët dhe kategoritë e tjera.

Këta persona mund të jenë të gjinive dhe të moshave të ndryshme, të profesionistëve, të nivelit arsimor dhe kulturor, të statusit  material dhe social, si dhe të nacionaliteteve të ndryshme .

I dyshuari në kriminalistikë definohet si “person ndaj të cilit egzistojnë bazat e dyshimit se ka kryer vepër penale, kundër të cilit nuk zhvillohet procedurë penale, e në raste të shpeshta nuk është paraqitur as fletëparaqitja penale”

Pamja dhe sjellja simptomatike. Manifesohet në procedurë të zhvillimit të bisedës informative siç është përshkruar më parë.

Këto biseda informative kur nuk do të jenë të sukseseshme nëse në to nuk merr pjesë profesionist adekuat, gjithmonë do të ketë informata të mangëta e procesi i hetimit do të dështoi.

Profesioniti ne fushën e vet luan rolin esencial në zbulimin e këtyre personave të rrezikshëm për veten, për të tjerët i gjenden rreth tyre dhe shoqërinë në tërësi.

Tipat e pandjeshëm të personave të dyshuar (Psikopat)

Tipat e pandjeshëm të personave të dyshuar nuk kanë tipare të ndërgjegjes as pendimi për veprën e kryer(janë psikopat).

Ata janë kryesisht profesionist, recidivistët ose multirecidivistet, të cilët kanë energji të lartë kriminale dhe zero moral e ndjeshmëri sensitivitet karshi viktimes e veprës.

Në këtë grup bëjnë pjesë kryerësit e veprave të rënda penale, pra që hyjnë në depertamentin e krimeve të rana, siq janë: vjedhjet, grabitjet me armë zjarri, vjedhjet e pronave, vjedhjet e automjeteve, etj etj.

Roli i profesinonistit – ”Taktika Kolombo

Kjo dhe disa taktika te tjera janë paraqitur në praktikën amerikane gjygjësore dhe kriminalistike, dhe janë shumë të sukseseshme nëse në to merr pjesë profesionisti i lëmisë.

Taktika Kolombo është luatja e rolit te polici (hetuesit, zyrtarit, civilit) naiv, të pashkathët, e të ngathët e ndonjëherë edhe të marrë(tri role përnjëherë).

Taktika mund të jetë efikase kur është fjala për personat e dyshuar të nivelit dhe të rangut të caktuar, të cilat janë superior dhe dominant në sjellje dhe të statusit të rëndësishëm shoqëror.

Personalitete të tilla me funksione të larta në hierarki shtërore, udheheqësit dhe ekspertët, në fusha të ndryshme.

Që të shfrytëzohet me sukses, taktika “kolombo” duhet të përgaditet mirë me efikasitet maksimal, sepse nuk është e lehtë të bëhet njeriu i paaftë dhe naiv, të luajn rolin e caktuar, kur n’praktik është karakter tjetër! 

Fatkeqësisht, kudo mes nesh egziston një numër i pabesueshëm psikopatësh për të cilët kemi përgjegjësinë për t’i deshifruar!

Mashtrimet e Psikopatit

Nga vëzhgimet dhe deponimet e vetë psikopatëve, ata karakterizohen nga shkëlqimi i jashtëm, janë jashtëzakonisht sharmantë(përderisa arrijnë qëllimin e tyre final), elokuentë dhe me vetëbesim të madh.

Nga ana tjetër, ata janë të paskrupullt, manipulues, gënjeshtar dhe të pamëshirshëm ndaj viktimes, qoftë edhe me rrethin e tyre më të ngushtë, këtu e kam fjalën për familjen dhe shoqerin e afërt.

Qëllimi i tyre i vetëm është dëmtimi dhe vendi i tyre i vetëm është Burgu psikiatrik ose institucioni shëndetësorë psikiatrike, trajtimi i duhur në repartin rehabilistues.

Sociopatët

Socipatët mund të jenë veçanërisht të vështirë për t’u identifikuar, por para se të japin disa shenja që mund t’ju vijnë në ndihmë po përkufizoj shkurt problemin e tyre:

Mungesë shume e theksuar empatie. Marrin vendime impulsive, pa e kuptuar fajin dhe përgjegjësin dhe pa e kuptuar dëmin që shkaktojn.

Mungesa e ndërgjegjës

Nuk i vret ndërgjegjia dhe shfaqin sjellje të theksuara egoiste, pra janë egoistë të papërmirsuar.

Sociopatët shpesh keqkuptohen me psikopatët  dhe anasjelltas, mirëpo kanë dallime njëra me tjetrën.

Për shembull psikopatët kanë më shumë gjasa që të kenë probleme me ligjin, kurse sociopatët kanë më shumë gjasa që të përzihen më shoqërinë dhe kamuflojn veprimet e tyre duke mos u dalluar saktë, ndërsa dëmin e kanë të madh.

Përderisa psikopatët edhe sociopatët kanë disa tipare të njëjtë, ky i fundit konsiderohet më pak i rëndë se sa psikopatët, por vlen të cekët se të dy llojet shkaktojn dëmtime të medha dhe pasojat mund të jenë të rënda për shoqërinë.

Sociopatët janë pa dyshim të papërgjegjshëm dhe injorimi i detyrimeve financiare është një shenjë paralajmëruese.

Me qenë se sociopatët kanë pak lidhje me pasojat, ata nuk shqetësohen për përgjegjësitë që lënë pas dore.

Ata flasin në ekstreme.

Sociopatët janë gënjeshtarë të pandërgjegjshëm, shpesh duke bërë premtime të mëdha ose përdorin gjuhë të tepruar, qoftë me konotacione pozitive qofte më konotacione negative.

Ata kanë aftësinë e çuditshme për të luajtur pikat e tyre të forta dhe luajnë me dobësitë tuaja.

Kurrë nuk e pranojnë fajin, madje edhe më keq, ata janë manipulues të mëdhenjë dhe arrijnë të bëjnë fajtorë të tjerët! 

Sociopatët nuk do të marrin kurrë përgjegjësinë për veprimet e tyre dhe kanë një tendencë për të luajtur gjithmonë viktimën.

Duhet të kemi kujdes nga këta persona me rrezikshmërin të lartë, duhet të bashkëpunojm me organet e rendit ku do që i hasim, dhe atë duhet ta bëjmë pa asnjë hezitim të vetëm.

Ndarje e përgjegjësive në shoqëri është e tillë, dhe ne mbeshtetemi tek organet tona të sigurisë, kjo tregon përgjegjësi kolektive dhe besushmëri qytetare ndaj organeve përkatëse, tek e fundit vetëm kështu funksionon shteti si rregullatori kryesore i jetës qytetare!

Mitrovicë 30.04.2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Laura Fazliu ka kaluar në finale të Kampionatit Evropian për…