Publikohen 10 kandidatët e parë për “Topin e Artë”

08 tetor 2018 | 13:20

Janë zbuluar 10 emrat e parë nga 30 kandidatët për “Topin e Artë”, ndryshe nga sa ka ndodhur më parë.

Faqja zyrtare e “Topit të Artë” në “Twitter” ka publikuar me video emrat e futbollisteve, teksa njofton se lista do të plotësohet në orët në vazhdim. I pari që është publikuar ka qenë sulmuesi Serxho Aguero i Mançester Sitit, për të vijuar më pas me portierin Alison dhe Bejlin e Realit.

LISTA

1.Aguero – Mançester Siti
2.Alison – Liverpul
3.Bejl – Real Madrid
4.Benzema – Real Madrid
5.Kavani – PSG
6.Kurtua – Real Madrid
7.Ronaldo – Juventus
8.De Bryjne – Mançester Siti
9.Firminjo – Liverpul
10.Godin – Atletiko Madrid

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka kërkuar nga…