Publikohen datat, ja kur do të mbahet festivali “Sunny Hill”

10 shkurt 2024 | 20:09

Festivali “Sunny Hill”, një nga festivalet më të mëdha në Ballkan, do të mbahet këtë vit në muajin korrik.

Kështu është bërë e ditur në faqën zyrtare të këtij festivali.

Të gjithë dashamirët e muzikës do të kenë mundësi të shijojnë një kast të përzgjedhur këngëtarësh në datat 25-28 Korrik.

Festivali do të mbahet në “Sunny Hill Festival Park” dhe jo në Gërmi, aty edhe ku pati origjinën e u mbajt për disa vite me radhë.

“Sunny Hill” po rikthehet te fansat pas një viti pauzë ndërkaq nuk është bërë e ditur akoma se kush do të jenë përformuesit e këtij edicioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kampionatin Ballkanik në Stamboll, atletja Luiza Gega ka fituar…