Publikohen pamjet që thuhet se janë nga rrëzimi i aeroplanit luftarak britanik, piloti shpëton

30 nëntor 2021 | 08:16

Në rrjete sociale është publikuar një video me pamje dramatike, ku duket se paraqitet rrëzimi i një aeroplani luftarak të Forcave Detare Mbretërore të Britanisë së Madhe, i tipit F-35.

Në video shihet piloti duke dalë urgjentisht nga aeroplani që kushton 100 milionë funte, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Një aeroplan i tipit F-35 u rrëzua pak pas nisjes për fluturim këtë muaj përderisa një aeroplanmbajtëse po kryente operacione fluturimi në Detin Mesdhe.

Ministria e Mbrojtjes tha se është shumë herët për t’i komentuar pamjet dhe se janë duke vazhduar përpjekjet për ta nxjerrë aeroplanin.

Në video shihet aeroplani duke lëvizur nëpër pistën e aeroplanmbajtëses, por në vend të marrjes së shpejtësisë, ai ngadalësohet përderisa arrin te skaji i pistës dhe bie në det. Në atë moment shihet largimi i pilotit nga aeroplani përmes sistemit emergjent.

Përmes një deklarate, Ministria e Mbrojtjes tha se është e vetëdijshme për një video që po qarkullon nëpër internet, por tha se është shumë herët për të komentuar rreth shkaktarëve të mundshëm të incidentit.

Është spekuluar se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një mbulesë e motorit, e cila është lënë gabimisht në aeroplan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë rikthehet debati mbi barrierat tregtare që Serbia i…