Publikohet fotografia e bisedimeve që përfundoi me marrëveshje në mes të Kurtit dhe Osmanit

14 janar 2021 | 14:04

Shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit, Faton Peci, ka publikuar një fotografi pak para se ta zyrtarizojnë marrëveshjen Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, për të garuar në një listë të përbashkët zgjedhore.

“14 Shkurti- Rikthimi i shpresës”, ka shkruar Peci krahas fotografisë të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ndryshe, Vjosa Osmani e Albin Kurti do të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Marrëveshja është bashkim rreth një kauze që ka synim një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”, ka thënë Osmani pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur para gazetarëve…