Kurti paralajmëron Osmanin si presidente e ardhshme e Kosovës

14 janar 2021 | 13:57

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur para gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me Vjosa Osmanit.

Në këtë konferencë, Kurti i është referuar Osmanit si presidente e ardhshme.

“Sot kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet e reja jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se do të garojmë bashkë në një zyrë. Presidentja në detyrë dhe unë ish-kryeministri do të na gjeni në të njëjtin vend dhe të njëjtin qëllim”, ka thënë Kurti.

Ai ka bërë me dije se të shtunën do ta dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë.

“Vendi ka nevojë për kryeministër dhe presidentë te re. Në këto zgjedhje që janë referendum duhet ta legjitimojmë këtë. Kemi shumë punë përpara por edhe një fitore të madhe”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarja e iniciativës…