Publikohet fotoja e 39-vjeçarit që vdiq tragjikisht në Gjilan

10 gusht 2022 | 12:26

Një 39-vjeçar ka vdekur dje pasdite në fshatin Burnicë të Gjilanit, si pasojë e rënies së lisit mbi të, derisa ishte duke prerë drunj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, duke thënë se viktima ishte nga Kaçaniku.

Si pasojë e lëndimeve të marra, i njëjti ka vdekur rreth një orë më vonë pasi i kishte rënë lisi.

“Ju njoftomë se me datën 09.08.2022 rreth orës 16:53 kemi pranuar informatë se në fshatin Burincë – Komuna Gjilan personin shqiptar shtetas i Kosovës (1983 ) me vendbanim në komunë të Kaçanikut ishte duke prerë drunj, në një moment një lis  e ka zënë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Nga lëndimet e marra rreth orës 18:00 mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit, janë njoftuar njësite relevante për tu marrë me rastin. Me urdhër të prokurorit të shtetit kufoma do të dërgohet në IML. Ky rast i rëndë është duke u hetuar nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale”, ka thënë Hashani.

Mediat lokale kanë publikuar foton e viktimës, Kosum Reka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Valon Syla, dje ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke…