Publikohet libri i profesorit të UP-së, Dren Gërguri, me titull: “Fake News, çrregullimet informative në epokën digjitale”

17 nëntor 2022 | 11:50

Është botuar libri i profesorit të UP-së, Dren Gërguri, me titull: “Fake News”, çrregullimet informative në epokën digjitale”i cili trajton problemet që lidhen lajmet e rrejshme.

Libri im i ri, “Fake News, çrregullimet informative në epokën digjitale” ka dalë nga shtypi dhe do të jetë në Panairin e Tiranës, në stendën e botuesit Dukagjini. Këtë e bëri të ditur autori i librit Dren Gërguri.

“Ky libër trajton një nga problemet kryesore të ditëve të sotme, çrregullimin informativ. Mënyra se si dezinformimi shpërndahet sot, bën që kujdesi të jetë më i madh ndaj mënyrës se si informohemi të gjithë dhe që, gjithësecili të ketë sensin e verifikimit të informacioneve që i merr. Rrjedhimisht, duke marrë parasysh se si ndikojnë informacionet në jetën e gjithësecilit, ky libër trajton çështje dhe probleme të përditshme të çdo lexuesi. Madje, shtjellimi i manipulimeve të reja si rezultat i zhvillimeve të hovshme teknologjike dhe rreziku që i kanoset secilit për t’u mashtruar nga manipulimet e ndryshme, bëjnë që përmbajtja e këtij libri të jetë e përshtatshme për secilin, pa dallim”, ka shkruar ai në profilin e vet në “Facebook”.

Ky është libri im i dytë, pas të parit “Komunikimi politik në epokën e medieve sociale”.
Gërguri ashtu bëri të ditur se këtë javë libri në fjalë mund ta gjeni në panairin e librit në Tiranë, e, shumë shpejt edhe në Prishtinë, te Libraria “Dukagjini”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria pësoi humbje në miqësoren e parë të nëntorit. Kombëtarja…