Reja: Meritonim më shumë ndaj Italisë

17 nëntor 2022 | 11:50

Shqipëria pësoi humbje në miqësoren e parë të nëntorit. Kombëtarja shqiptare pësoi humbje nga kampionia në fuqi e Evropës, Italia.

Ndeshja e zhvilluar në “Air Albania Stadium” përfundoi me rezultatin 1:3. Edoardo Reja pas ndeshjes tha se i pëlqeu paraqitja e futbollistëve të tij, pavarësisht rezultatit.

“Kemi bërë mirë në fillim, por pas golit, kemi pasur dy rivënie anësore, ku u kemi dhuruar topin. Unë doja që të bënim por nuk bëmë mirë. Në pjesën e dytë bëmë më mirë, u ngritëm më lart dhe krijuam 4 apo 5 raste. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, me disa raste dhe dy traversa, ndaj më pëlqeu paraqitja e skuadrës. Meritonim diçka më shumë sa i përket rezultatit”, ka thene Reja.

Trajneri italian tutje tha se do të ketë disa ndryshime për ndeshjen e radhës miqësore, kundër Armenisë.

“Do të ketë disa ndryshime, pasi duhet të bëjmë vlerësimet tona. Broja është dëmtuar, por Skuka erdhi nga stoli dhe bëri shumë mirë. E komplimentoj”, ka shtuar Reja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është…