Publikohet lista e Kosovës në hendboll për femra

23 tetor 2022 | 18:02

Selektori i kombëtares së Kosovës në hendboll në konkurencen e femrave Agron Shabani ka shpallur listën për dy ndeshjet me Ishujt Faroe. “Dardanet” në hendboll më 3 e 5 nëntor luan ndaj Ishujve Faroe në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2023. Të dy ndeshjet do të luhen në Kosovë, më saktë në Istog.

Grumbullimi i lojtareve do të bëhet në Istog, ditën e martë para se Kosova më 29 dhe 30 tetor, do ti luaj dy ndeshje përgatitore ndaj Greqisë. Selektori Shabani ka përfshirë 17 hendbolliste në listë.

Në Kombëtare rikthehet kapitenja, Leonora Demaj. Pas një kohe të gjatë kthehen edhe Rina Rexhepi e Shkurta Mehmeti. Ndërkohë për herë të parë në Kombëtaren A do të jenë Venera Kafexholli, Melisa Mulaj, Elisa Mulaj e Natalia Milatoviq.

Kosovën e presin dy ndeshje të forta me Ishujt Faroe, por synimi është avancimi në raundin e dytë kualifikues për Botërorin e vitit tjetër.

 

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti spanjoll i Benidorm në të ashtuquajturën ‘Costa Blanca’ ka…