Publikohet një këngë e padëgjuar e George Michaelit

08 nëntor 2019 | 11:35

Një këngë e padëgjuar më parë e George Michaelit është publikuar për të parën herë në “BBC Radio 2”. E titulluar “This Is How” (We Want You To Get High), melodia e këndshme dhe tërheqëse u incizua gjatë regjistrimeve përfundimtare të studios së yllit në vitin 2015.

Përmes fjalëve të mprehta tregohet se si prindërit kalojnë zakonet e tyre më të këqija, me George duke thënë: “Unë gjithmonë do të përpiqem ta rregulloj jetën time”. DJ Zoe Ball i “Radio 2” tha se u emocionua shumë kur dëgjoi këngën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një këngë e padëgjuar më parë e George Michaelit është…