Publikohet orari i garave për Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’

17 prill 2019 | 11:12

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, po afrohen. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ka publikuar orarin e garave, kur kanë mbetur edhe 15 muaj deri në fillimin e tyre. Lojërat Olimpike mbahen prej 24 korrik deri më 9 gusht të vitit të ardhshëm në kryeqytetin e Japonisë.

Për Ekipin Olimpik të Kosovës, “Tokio 2020” do të jenë Lojërat e dyta Olimpike, pas debutimit në “Rio 2016”, ku fituam medaljen e artë me xhudisten, Majlinda Kelmendi.

Pikërisht në sportin e xhudos, momentalisht pesë garues: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka e Akil Gjakova, janë brenda normës Olimpike. Sipas orarit të publikuar, xhudo do të zhvillojë gara në katër ditë të ndryshme.

Gjithnjë nëse arrijnë të kualifikohen, kategoria e Distria Krasniqit (-48 kg) do të garojë më 25 korrik, e Majlinda Kelmendit (-52 kg) më 26 korrik, ndërsa Akili e Nora Gjakova do të garojnë më 27 korrik. Loriana Kuka me kategorinë e saj (-78 kg), do të garojnë më 30 korrik. Ceremonia hapëse e LO “Tokio 2020” zhvillohet më 24 korrik 2020.

Orarin e garave mund ta gjeni duke klikuar në këtë link: ORARI

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shteti i Kosovës do të ndihmojë financiarisht në rindërtimin e…