Publikohet videoja e tërmetit në Rumani, dridhjet u të cilit u dëgjuan në Kosovë

15 shkurt 2023 | 08:02

Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka goditur pjesën jugore të Rumanisë pasditen e së martës. Tërmeti ka goditur në thellësi prej 40 kilometrash, lëkundje këto të cilat janë dëgjuar edhe në disa zona të Kosovës.

Tërmeti i së martës shkaktoi panik te banorët e zonës Târgu Jiu. Ata u larguan nga blloqet dhe dolën në rrugë, raportojnë mediat rumune.

Ndërtesa e bashkisë në Târgu Jiu u dëmtua lehtë, pasi u shkëputën tullat dhe ranë në një zonë ku kishte disa vetura.

Sipas të dhënave të autoriteteve rumune, tërmeti ka ndodhur 10 km në jug të atij që ka ndodhur të hënën në të njëjtën zonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përballja e parë në mes të Borussia Dortmundit dhe Chelseat…