Puigdemont ndalohet në Gjermani

25 mars 2018 | 13:20

Ish-lideri i Katalonisë, Carles Puigdemont, është ndaluar në Gjermani, ka njoftuar avokati i tij, transmeton “BBC”.

Ai është ndaluar pasi ka kaluar kufirin nga Danimarka në rrugën e tij drejt Belgjikës, ka njoftuar përmes “Twitterit”, Jaume Alonso-Cuevillas

Ai kërkohet në Spanjë për kryengritje. Puigdemont ka qëndruar në azil të vetë-imponuar në Belgjikë nga tetori i vitit të kaluar, pasi gjatë asaj kohe në Kataloni ishte mbajtur një referendum për pavarësinë e këtij territori nga Spanja.

Një fletë-arrest evropian është nisur së voni përsëri kundër tij.

Aktualisht tensionet në Kataloni janë shumë të larta, meqë liderët kanë braktisur planet për të emëruar presidentin e ri pas arrestimit të kandidatit të fundit.

Jordi Turull është ndaluar të premten së bashku me pesë liderë të tjerë, gjë që ka nxitur mbajtjen e protestave dhe përleshjen e protestuesve me policinë në Barcelonë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi kanë zgjedhur vendin se ku do të zhvillohet ceremonia…