Punëtorët e ATK-së nga e hëna do të hyjnë në grevë me orar të plotë

23 korrik 2021 | 16:33

Sindikata e punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) ka marrë vendim që të vazhdojnë grevën me orar të plotë nga e hëna, grevë kjo që do zgjasë nga ora 08:00 deri në orën 16:00

Arlinda Bajraj nga Sindikata e Punëtorëve të ATK-së, në një konferencë për media ka thënë se kjo grevë do vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Ne veçse kemi paralajmëruar vazhdimisht për mbajtjen e grevë, ku 100 për qind,  stafi ka mbështetur këtë grevë, dhe sot është dita e shtatë e kësaj greve. Edhe pse kemi dërguar vazhdimisht kërkesat tona nuk kemi marrë akoma as edhe një përgjigje, kështu që kemi marrë vendim që greva të vazhdojë. Tashmë nga e hëna greva do jetë e plotë nga ora 8:00 deri në 16:00, dhe atë derisa të realizohen kërkesat tona”, ka thënë Bajraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian mund të mos jetë me Kanye West, por…