Punëtorët e KRU “Prishtina” sanojnë dëmtimin e gypit të ujit me diametër fi 225 mm në Lipjan

23 mars 19:44

Gjatë ditës së sotme, në Njësinë Operative të Ujësjellësit në Lipjan janë duke u kryer punime teknike, gjegjësisht intervenim teknik në sanimin e dëmtimit të gypit të ujit me diametër fi 225 mm në rrugën “Hajredin Bajrami”.

Punimet janë duke vazhduar ende.

Natyra e dëmtimit dhe pozicioni i gypit ka vështirësuar punimet ngase intervenimi nga ekipet mobile po realizohet me kujdes të shtuar për shkak që në zonën e groposjes ka shumë kabllo, rrjet kanalizimi dhe rrjeti atmosferik.

Vlenë të ceket se që nga dita e djeshme e duke vazhduar edhe sot, shkaku i rrjedhjes së ujit nga ky tub,  banorët e një zone të Lipjanit kanë pasë probleme me furnizim me ujë.

Me sanimin përfundimtar , qytetarët e zonës do të kenë furnizim më të mirë me ujë.

Falënderojmë ekipet mobile për punën e palodhshme por edhe UD e kryeshefit ekzekutiv Kapllan Parduzi dhe stafin e tij  për vizitat e shpeshta që po ua bëjnë ekipeve të pashembullta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili ishte trajneri i…