Punëtorët e Postës ende nuk i kanë marrë pagat e muajit gusht

10 shtator 2018 | 13:13

Sindikata e Punëtorëve të Postës së Kosovës ka vendosur që nga sot të gjithë punëtorët e Postës të hyjnë në grevë të përgjithshme, e cila sipas sindikatës, nuk do të ndalet deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i Sindikatës së Postës së Kosovës, Etrit Hoti, tha se edhe pse është data e 10 punëtorët e Postës së Kosovës ende nuk i kanë marr pagat e muajit gusht. “Ne kemi disa kërkesa, e para është urgjente, të paguhen pagat e muajit gusht. Sot janë në grevë në 7 shtatë regjione të Kosovës, punëtorët kanë dalë në punë, por nuk ka shërbime”, ka deklaruar ai  në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij greva nuk do të ndalet deri realizimin e pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës, garantim me shkrim nga menaxhmenti, bordi dhe Qeveria e Kosovës që ekzekutimi i pagave në muajt e ardhshëm do të bëhet brenda afatit ligjor. “Qeveria e Kosovës të kryejë urgjentisht obligimin ligjor ndaj Postës – rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar. Qeveria t’i mundësojë Postës të marrë shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës”, tha ai.

Hoti bëri me dije se shumica e punëtorëve janë në kredi. Sipas tij Posta e Kosovës ka mbi 1 mijë punëtorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka,  ka thënë se janë…