Punëtorët e sektorit privat kërcënojnë me protesta

14 nëntor 2019 | 10:34

Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës,  sot në zyrat e BSPK–së në ora 14:00 mban takim me kryetarë të disa shoqatave ku do të  merret vendim për fillimin e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat.

Kërkesat e tyre janë rritja e pagave dhe zbatimi i ligjit të punës, marrëveshjes kolektive etj.

Rikujtojmë se ditë më parë, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kishte mbajtur një takim ku ishte biseduar për kushtet e rënda të punëtorëve të këtij sektori.

Në atë takim u theksua se ka ende punëtorë që paguhen ende me pagë 130 dhe 170 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ivan Rakitiqi ndihet sikur Barcelona “mori topin tim” pasi nuk…