Punëtorët e Telekomit të premten në protestë

04 nëntor 2020 | 14:03

Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomit të Kosovës (FSP-PTK), ka njoftuar të premten, më 6 nëntor, duke filluar nga ora 11:00-12:00, do të mbahet protestë në shenje pakënaqësie nga zhvillimet e fundit në Telekom dhe bllokimi i xhirollogarisë.

Sipas FSP-PTK, nëse nuk merren parasysh kërkesat e FSP-PTK të cilat janë bërë më 29 tetor, atëherë do të ketë protesta dhe greva.

“Javët e fundit ka qenë të rënda për Telekomin e Kosovës dhe për neve si punonjës. Fillimisht, janë bllokuar xhirollogaritë dhe më 29.10.2020 janë tërhequr të gjitha mjetet financiare nga ish-kompania Dardafon dhe zhvatësi, oligarku 10-vjetar Blerim Devolli dhe përmbaruesi Ilir Mullhaxha. FSP-PTK edhe pse është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet shtetërore ku kemi bërë përpjekje për gjetjen e një zgjidhje të shpejt përmes dialogut social me të gjitha palët e përfshira, mirëpo deri më tani nuk kemi hapa konkret nga Qeveria e Republike se Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit!”, është thënë në njoftimin e FSP-PTK.

Sipas këtij njoftimi, FSP-PTK sipas Ligjeve në fuqi dhe statutit të Sindikatës, ka paralajmëruar në konferencën e datës 2.11.2020 për hapat që do të ndërmerren ditëve në vazhdim. “Protesta do të fillojë nga data 6.11.2020 sipas hapave të paralajmëruare (e premte, protestë 1h nga 11:00-12:00) para objekteve kryesore të Telekomit në të gjitha qendrat e Kosovës. Nesër nuk merren parasysh kërkesat e FSP-PTK të cilat janë bërë të qarta me datën 29.10.2020, atëherë protestat dhe grevat do të vazhdojnë sipas paralajmërimeve. FSP-PTK ka marrë përkrahje edhe nga Sindikata e Postës së Kosovës, FSP-Elektrokosova dhe sindikata e re e KEK-ut. Protesto edhe ti…!”, është theksuar në njoftimin e FSP-PTK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 99 përqind të votave të numëruara, kandidati demokrat Joe…