Punëtorët shëndetësorë do t’i marrin edhe nga 300 euro shtesa

10 gusht 2020 | 15:58

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti, që punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa në të ardhura personale deri në 300 euro në muaj, deri në përfundim të pandemisë.

E një kërkesë të tillë, sipas Zemajt, e ka mbështetur edhe kryeministri.

“Si ministër i Shëndetësisë sot kam kërkuar nga kryeministri z. Avdullah Hoti, që deri në përfundim të pandemisë, punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa në të ardhura personale deri në 300 euro në muaj, bazuar në kategorizimin e bërë sipas rrezikshmërisë së drejtpërdrejtë nga virusi Covid-19. Kërkesë e cila gjeti mbështetjen dhe mirëkuptimin e kryeministrit”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjilani ka mësuar emrin e kundërshtarit të mundshëm, gjithmonë nëse…