Punimet teknike lënë pa ujë të pijshëm një pjesë të Fushë Kosovës

14 korrik 2021 | 13:09

Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU ‘Prishtina’ bën të ditur se një pjesë e Fushë Kosovës do të jetë pa ujë të pijshëm.

Sipas KRU “Prishtina”, ky reduktim i ujit vjen si rezultat i punimeve teknike. “Gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 12:00-16:00 një pjesë e Fushë Kosovës nuk do të marrin furnizim me ujë të pijshëm si rezultat i pamundësisë për trajtim optimal në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj, si shkak i punimeve teknike nga kontraktorë të NH Ibër Lepencit’ dhe ngritjes së turbullirës në kanalin e Ibrit. Po ashtu, rezultat i kësaj ndërprerje është edhe shpenzimi enorm i ujit”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly kanë realizuar së fundmi…