Punonjësit e termocentralit në Slloveni vjedhin rreth 100 tonë bakër

17 janar 2024 | 00:05

Sllovenia është tronditur nga një skandal i madh pasi u zbulua se punonjësit e termocentralit slloven, “Shostanj”, kanë vjedhur bakër në blloqet 1, 2, 3 dhe 4 për një kohë të gjatë.Sipas informacioneve jozyrtare janë nxjerrë dhe shitur rreth 100 tonë bakër, shkruan e përditshmja sllovene “Veçer”.

Është e qartë se vjedhja nuk mund të ishte kryer nga individë, por nga një grup i organizuar punonjësish, pasi qasja në blloqe kërkonte miratimin e disa eprorëve.“Ata e kuptuan se diçka nuk ishte në rregull kur donin të pomponin mbeturinat nga blloku 4 dhe e kuptuan se pompa nuk funksiononte sepse nuk kishte më kabllo”, ka thënë njëri nga punonjësit.

Hetimet policore janë duke vazhduar dhe policia sllovene deri më tani ka konfirmuar vetëm se është duke hetuar një nga kompanitë në zonë për dyshimin se ka kryer veprën e vjedhjes së madhe, e cila dënohet me burgim deri në pesë vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, tanimë trajner futbolli, Klodian Duro është…