Putini dhe Zelensky bien dakord për misionin afrikan për paqe

16 maj 2023 | 14:38

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kanë rënë dakord që të marrin misionin për paqe të udhëhequr nga afrikanët.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, ka thënë se të dy liderët janë pajtuar për këtë mision të mundshëm paqeje, shkruan “Aljazeera”.

“Diskutimet e mia me të dy liderët treguan se ata të dy janë të gatshëm të presin liderët afrikanë dhe të kenë diskutime se si mund t’i jepet fund këtij konflikti. Nëse kjo do të ketë sukses apo jo do të varet nga diskutimet që do të zhvillohen”, ka thënë Ramaphosa.

Ramaphosa ka thënë se plani i paqes është mbështetur nga udhëheqësit e Senegalit, Ugandës dhe Egjiptit, duke shtuar se sekretari i përgjithshëm i OKB-së, ShBA-ja dhe Britania ishin gjithashtu të informuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Pep Guardiola ka thënë se skuadra e Manchester Cityt…