Putini: I hapur për negociata për përfundimin e luftës në Ukrainë

15 shtator 2023 | 11:51

Vladimir Putin u ka thënë gazetarëve se është i hapur për negociata për përfundimin e luftës në Ukrainë, por Ukraina nuk i dëshiron ato.

“Unë e kam thënë tashmë: ne kurrë nuk kemi refuzuar negociatat. Prandaj, ju lutem, nëse pala tjetër do, le ta thotë drejtpërdrejt. Unë jam duke folur, por nga ana tjetër nuk dëgjojmë asgjë”, tha ai.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paraqitur vazhdimisht një plan paqeje me dhjetë pika për t’i dhënë fund konfliktit, por duke i kërkuar Rusisë të largojë trupat e saj nga territori i Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në anën rumune të Deltës së Danubit, banorët nuk duan…