Putini kërkon bashkëpunim më të madh me Korenë e Veriut

15 gusht 2023 | 13:11

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka kërkuar të martën Moskës t’i thellojë marrëdhëniet me Penianin, në një mesazh urimi dërguar liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, për Ditën Kombëtare të Çlirimit.

Rusia dhe Koreja e Veriut – të dyja tejet të izoluara nga Perëndimit dhe të goditura me sanksione – janë afruar me njëra-tjetrën qëkur Kremlini dërgoi trupa në Ukrainë dhe e nisi pushtimin e saj në shkurt 2022.

“Unë jam i sigurt se ne të vazhdojmë të ndërtojmë bashkëpunim bilateral në të gjitha fushat për të mirën e popujve tanë, në interes të forcimit të stabilitetit dhe sigurisë në Gadishullin Korean dhe në rajonin e Azisë Verilindore si tërësi”, ka thënë Putini në një komunikatë të publikuar nga Kremlini.

Putini ka thënë se themeli për bashkëpunim të ngushtë mes Moskës dhe Penianit u shtrua gjatë çlirimit të Koresë së Veriut nga Japonia dhe gjatë “kohëve të vështira të luftës”.

Deklarata e liderit rus ka ardhur pasi ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, e ka lartësuar partneritetin e vendit të vet me Korenë e Veriut, gjatë një takimi me homologun e vet Sun Nam në Penian.

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, ka reaguar ndaj asaj vizite, duke thënë se Shtetet e Bashkuara besojnë se Shoigu ishte në Korenë e Veriut për të siguruar furnizim me armë për të ndihmuar forcat ruse në luftën e tyre në Ukrainë. /REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka…