Putini shfaq planet për Rusinë e Madhe në fjalimin e fitores

19 mars 2024 | 08:14

Dëgjohej balada e tij e preferuar nacionaliste që u bënte thirrje rusëve: “Mëmëdheu po thërret. Mos e zhgënjeni”. Pastaj bendi i tij luante këngën për sakrificat në kohë lufte. Dhe pastaj ai hyri në skenë, nën banerin që festonte 10-vjetorin e pushtimit të Krimesë në Ukrainë, për t’ua përkujtuar mijëra rusëve të tubuar në Sheshin e Kuq se lufta e tij për t’i bashkuar territore Rusisë nuk kishte marrë fund.

Presidenti Vladimir Putin, një ditë pasi shpalli fitoren në zgjedhjet sa për sy e faqe, sinjalizoi të hënën se lufta kundër Ukrainës do të vazhdojë të dominojë regjimin e tij dhe bërë thirrje për unitet që do ta kthente popullin e lindjes së Ukrainës “në shtëpinë e vet”, shkruan gazeta amerikane “New York Times”.

“Do të ecim bashkë, dorëpërdore”, ka thënë Putini, duke shpalosur edhe planet për rikthimin e linjës hekurudhore që shpejtë do të lidhë Krimenë me territoret e marra nga Ukraina. “Dhe kjo është fiks ajo që do të na bëj më të fuqishëm – nuk janë fjalët, por veprat”.

Shfaqja e ngjyrimeve nacionaliste u realizua pas tre ditësh zgjedhje, të cilat ngjallën krahasime mes Rusisë së Putinit dhe diktaturat e tjera autoritare. Të dielën mbrëma, televizionet shtetërore deklaruan se ai kishte fituar me më shumë se 87 për qind të votave, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Duke fshehur natyrën e rrejshme të zgjedhjeve, Putini solli në skenë tre garuesit këlyshë që Kremlini i kishte zgjedhur për të garuar kundër tij. Secilit ua dha mundësinë që të flisnin. U tha se kishin qasje të ndryshme në garë, por se “kanë një mëmëdhe”.

Kandidati komunist që përfundoi garën me 4 për qind të votave, lavdëroi Putinin që e solli Krimenë në shtëpi.

Ai tha se Krimea përgjithmonë do të jetë pjesë e Rusisë. “Për Rusinë, për të ardhmen tonë të madhe dhe për presidentin e Rusisë së madhe”.

Kandidati i fundit, nga Partia e Re e Popullit, tha se kurrë nuk do të harronte ditën se sa krenar ishte ndier për Putinin kur ai aneksoi Krimenë në vitin 2014.

“Urime festa”, bërtiti Putini. “Rroftë gjatë Rusia”.

Festa e orkestruar për ishte përkrahje për Putinin. U shfaq gjatë tërë kohës në televizionin shtetëror. Tubimi ishte i menduar që të përçonte mesazhin se përkrahja për liderin rus ishte gjë patriotike për ta bërë.

Para pushtimit të Ukrainës, politologët që studiuan Rusinë gjetën se perceptimi për popullaritetin e Putinit ndihmoi në përkrahjen e tij dhe e mbajti atë në pushtet. Shumë rusë kishin mendimet se të gjithë përreth tyre po e përkrahnin liderin rus.

“Njerëzve u pëlqen të ecin me turmën”, thotë Noah Buckley, profesor i shkencave politike në Trinity College në Dublin. “Njerëzve u pëlqen të jenë në anën fituese”.

Ky lloj i përkrahjes mund të bjerë me shpejtësi nëse perceptimi i realitetit shembet. “Mirëpo nuk mund të parashikoj nëse kjo mund të ndodhë gjatë këtyre zgjedhjeve ose së shpejti”, thotë Buckley.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar…