Putini takon Assadin në Siri

07 janar 2020 | 16:50

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është takuar me homologun e Sirisë, Bashar al-Assad në Damask.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov në një deklaratë për gazetarët ka thënë se Putini ka realizuar një vizitë në Damask.

Ai ka njoftuar se Putini ka vizituar qendrën komanduese të trupave ruse në Siri.

“Në qendrën komanduese Putinin e priti Assadi. Dy liderët, dëgjuan raportet ushtarake në lidhje me gjendjet në rajonet e ndryshme të vendit”, ka thënë Peskovi.

Ai ka theksuar se gjatë vizitës janë zhvilluar edhe takime mes delegacioneve.

“Putini në takimin me Assadin theksoi se është arritur një progres i rëndësishëm në mbrojtjen e integritetit territorial të Sirisë. Putin gjithashtu tha se mund të shihet me sy të lirë se jeta në rrugët e Damaskut tashmë i është kthyer normales”, ka deklaruar Peskovi.

Zëdhënësi Kremlinit ka thënë se Putini do t’i vizitojë disa pika në Siri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Feronikeli i ka…