‘Nikli’ në fund të muajit përgatitjet i vazhdon në Turqi

07 janar 2020 | 16:24

Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Feronikeli i ka filluar të hënën përgatitjet për sezonin pranveror.

“Nikli” do të ushtrojnë në Drenas deri më 25 janar dhe pastaj do të udhëtojnë drejt Turqisë për ta zhvilluar një tjetër fazë përgatitore për rreth dymbëdhjetë ditë.

Në Turqi, FC Feronikeli do t’i zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolluese me disa skuadra të njohura nga vende të ndryshme. Këto ndeshje do t’i shërbejnë trajnerit Agim Sopi për ta komponuar ekipin me të cilin gjatë pranverës do të përpiqet t’i tejkalojë sfidat kampionale në rrugën drejt titullit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e “Facebook”,  deklaruan se do të heqë videot “deepfake”…