Putini tash mund të dërgojë edhe maturantë në luftë

14 prill 2023 | 08:25

Disfatat e njëpasnjëshme në Ukrainë i kanë shkaktuar ushtrisë ruse dëme shumë të mëdha në njerëz dhe i kanë detyruar autoritetet të thërrasin mobilizim dy herë për t’i shtuar radhët dhe vijuar të ashtuquajturin “operacion special”.

Javën e fundit presidenti Putin nënshkroi një ligj të ri që u miratua dhe nga parlamenti, i cili i hap rrugën mobilizimit të mijëra të rinjve.

Ekspertët e huaj i kanë parë me dyshime këto ndryshimet që sipas tyre mundësojnë dhe rekrutimin e maturantëve që sapo kanë mbushur 18 vjeç, ndërkohë që personat që refuzojnë sanksionet do të jenë më të forta.

Në konferencën e fundit për shtyp, kreu i Kremlinit siguroi prindërit se 18 dhe 19 vjeçarët nuk do të dërgohen në llogoret e luftës, por do t’i nënshtrohen stërvitjes.

Lëvizje të tilla konsiderohen nga ekspertët si tentativa për të joshur burrat e moshave të reja për të veshur uniformën ushtarake duke u premtuar rroga më të mëdha, me hapa delikate rekrutimi para një mobilizimi të plotë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FBI po paralajmëron përdoruesit për stacionet publike të karikimit dhe…