Qalaj dhe Rahimi diskutojnë për bashkëpunimin ndërinstitucional mes prokurorisë dhe ARKEP-it

18 qershor 2026 | 16:01

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Agron Qalaj, i shoqëruar nga prokurori përgjegjës në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit për Njësinë Ndërlidhëse të Përgjimeve, Lulzim Sulejmani, ka pritur sot në takim kryetarin e bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Nazim Rahimi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit është diskutuar për procesin e zbatimit të Rregullores për bartshmërinë e numrave për parapaguesit e shërbimeve publike të komunikimeve elektronike, obligimet që rrjedhin nga kjo rregullore, si dhe çështje të tjera profesionale me interes të përbashkët.

Në përfundim të takimit, Qalaj dhe Rahimi janë dakorduar për vazhdimin dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të përmbushjes së përgjegjësive ligjore dhe mbrojtjes së interesit publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me…