Qalaj e Matoshi pajtohen për aktivitete të përbashkëta për ruajtjen e mjedisit

15 mars 2019 | 16:41

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka pritur në takim, Fatmir Matoshin, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), të cilin e ka  njoftuar  për përkushtimin e policisë në realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore karshi qytetarëve, në të mirë të sigurisë dhe rendit publik.

Në këtë takim, ku i pranishëm ka qenë edhe sekretari i përgjithshëm i MMPH-së, Arben Çitaku, Qalaj e Matoshi kanë diskutuar për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve përmes planeve të përbashkëta, të cilat do të ndikojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit.

“Takimi rezultoi me gatishmërinë për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë drejt ndërmarrjes së veprimeve konkrete në mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimit të rasteve të ndotjes, pasi mbrojtja e mjedisit përbën një kusht themelor të zhvillimit të shoqërisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur…