Qasja e Grenellit, për mua e papranueshme

10 shtator 2020 | 08:41

Zyrtarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, është përplasur në “Debat Plus” me analistin Imer Mushkolaj për debatet Grenell-Kurti. “Ne kemi pasur të drejtë kur kemi kundërshtuar demarkacionin. Ne kemi pasur të drejtë dhe kjo nuk na ka bërë antiamerikan.  Për mua është e papranueshme qasja e Grenellit”, ka deklaruar Albulena Haxhiu.

“Kjo deklaratë e ka dhënë efektin e vet pasi sot askush nuk po flet për marrëveshjen, por për deklaratën e Grenellit”, ka shtuar Haxhiu.

Por, asaj i ka reaguar analisti Imer Mushkolaj, i cili ka thënë se nuk mund të bëhet ndarja mes Grenellit dhe Trumpit. “Grenelli është vija amerikane dhe pushteti amerikan që është në fuqi. Kënd e përfaqëson Grenelli?! Kjo është tendencë e gabuar e Vetëvendosjes”, ka deklaruar Mushkolaj.

“Çfarë bën bre Imer nëse i dërguari i Trumpit të thotë se duhet falur tokë të Kosovës Serbisë? Unë nuk i jap territor Serbisë. Ne pavarësisht se jemi vend i vogël duhet të kemi dinjitet”, ka replikuar Haxhiu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një punë që për shumë nga ne do të dukej…