Qe çfarë ndodh në vendin tonë?

02 nëntor 2022 | 16:26

Kush ka dëshirë hap qendër trajtimi apo institucion pa mbikëqyrje dhe pa kontroll të askujt, pra as nga pushteti lokal e as nga ai qeveritar.

Po e bashkëndjej thellë sot rastin e ndodhur të zonjës së moshuar që po jeton në këtë kohë të pakohë.

Jam e shokuar nga lajmi me video që po qarkullon në medie, ku një e moshuar, në një “shtëpi të kujdesit për të moshuarit” torturohet në mënyrën më barbare të mundshme.

Ju bëj thirrje organeve të rendit që të merren urgjentisht me rastin dhe ta mbajnë të informuar publikun i cili sot u tmerrua nga pamjet e tilla.

Ky institucion në fjalë duhet të mbyllet menjëherë dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Po aq irrituese janë ato vajza që qeshin dhe e përjetojnë me statisfaksion derisa kolegia e tyre është në aksion duke e rrahur të moshuaren.

Askush nuk ka të drejtë njerëzore morale e ligjore të luajë me jetën e askujt, e hiç më pak me jetën e të të moshuarve. Konsiderohet ilegale hapja e një institucioni të tillë ku nuk ka mbikëqyrje as nga menxherët (e këtij institucioni) mbi stafin, e as nga inspektorati komunal, por edhe as nga niveli qendror.

Si profesioniste për punë sociale, tej mase e jam e shqetësuar dhe e irrituar me këtë gjest të poshtër, të ulët  dhe barabar.

I lus institucionet e drejtësisë të veprojnë menjëherë.

Turp!

Është e dhimbshme ta shohësh një grua të moshuar, duke u përball për vetmbrojtje përveç pensionit dinjitoz, i mungon edhe minimalja për jetë e dinjitet, përkujdesi njerëzor. Pa e parë me zë dhe me figurë nuk e beson se diçka e tillë mund të ndodh.

Zonja në fjalë, veç halleve të moshës, sulmohet  nga disa vajza të reja, qe mund të jen mbesa të saj  që e kanë humbur çdo fije lidhëse me njerëzoren. Duke kërkuar dënim për këtë akt mizor.

(Valdete Sadriu, master në Shkenca për Punë Sociale, njohëse dhe hulumtuese për gjendjen e të moshuarve në vend).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti dhe partnerja e tij e…