Qelaj kritikon institucionet për moszbatimin e Ligjit për Mbikëqyrje Elektronike

07 dhjetor 2021 | 14:02

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka vlerësuar se institucionet e Kosovës kanë dështuar ta zbatojnë në praktikë Ligjin për Mbikëqyrje Elektronike.

Në debatin “Pajisjet elektronike: fokusi në parandalimin e rasteve të dhunës në familje”, të organizuar nga Lëvizja FOL, Qelaj ka treguar se institucionet ende nuk  kanë siguruar pajisjet që e bëjnë të mundur zbatimin e këtij ligji.

“Shteti, qeveria ka dështuar ta zbatojë këtë ligj, në fakt ne nuk kemi të dhëna që deri më sot janë siguruar pajisjet që e bëjnë të mundur zbatimin e këtij ligji. Në anën tjetër Policia dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë nxjerr udhëzimet administrative se si mund të zbatohet ky ligj por deri më sot mund të themi se ne këtë drejtim nuk është treguar rezultat dhe nuk është treguar sukses dhe përkundër rekomandimeve të qarta edhe nga Avokati i Popullit”, ka deklaruar Qelaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurorja Speciale Fikrije Fejzullahu ka thënë se ka prova ndaj…