Qendra e Prishtinës pa ujë të pijes

04 mars 2019 | 15:26

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton konsumatorët në zonën qendër të qytetit të Prishtinës me zona përreth se aktualisht ka ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas kompanisë, arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet që po zhvillohen për sanimin e gypit në rrugën “Qamil Hoxha”.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm, janë punimet teknike nga ana e ekipeve të rrjetit të ujësjellësit në sanimin e defektit në gypin me diametër FI 63 mm për shkak të pëlcitjes, në rrugën ‘Qamil Hoxha’ në Prishtinë. Shkaku i sanimit të defektit në fjalë, jemi detyruar ta ndërpresim furnizimin me ujë për kohë të shkurtër”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”, përcjell Telegrafi.

Në fund, kompania kërkon mirëkuptim për konsumatorët për këtë ndërprerje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Sontiago Solarit në stolin e Realit të…