Qendrës së Mjekësisë Familjare në Ferizaj i dhurohet një autoambulancë e re

25 shtator 2018 | 14:34

Bashkatdhetari Ahmet Haliti i cili jeton dhe punon në Gjermani ka dhuruar një autoambulancë të re për nevojat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj.

Ai ka bërë me dije se në Gjermani punon për rregullimin e këtyre automjeteve, ndërsa me financat e tij ka blerë këtë autoambulancë e cila ka një kosto rreth 10 mijë euro. “Unë punoj që një kohë të gjatë atje, ka 26 vjet dhe kam krijuar lidhje të mira, prandaj më është dhënë mundësia dhe e kam sjellë veturën për vendlindjen time”, ka thënë Haliti.

Ndërsa, drejtues të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, kanë mirëpritur autoambulancën e re duke pasur parasysh planet për zgjerim e modernizim të shërbimeve emergjente edhe në terren.

Asllan Bajrami ushtrues detyre i drejtorit të QKMF-së në Ferizaj, ka pohuar se tani e tutje do të jetë më lehtë qasja deri tek rastet emergjente.

Me ardhjen e autoambulancës së re nga Gjermani janë bërë pesë autoambulanca që mbulojnë shërbimet mjekësore në Ferizaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump,…