Zyrtare: Greva në arsim do të vazhdojë

20 janar 2019 | 21:24

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) përmes një komunikate për media se greva në arsim do të vazhdojë, edhe pas vendimit të Qeverisë Haradinaj për të rritur pagat e mësimdhënësve për 20 milionë euro në vit.

Nëpërmjet një komunikate për media, SBASHK-u ka thënë se oferta e kryeministrit Ramush Haradinaj nuk i plotëson kërkesat e tyre.

Komunikata e plotë e SBASHKut:

Greva vazhdon edhe ditët në vijmë

Te nderuar anëtar të SBASHK-ut dhe punonjës të te gjitha institucioneve arsimore ju informojmë se Sonte në orët e vona të mbrëmjes (në ora 19) ne objektin e qeverisë Kryetari Jasharaj u takua me Kryeministrin Haradinaj dhe ministrin Bytyqi ku mori një ofertë në formë të shkruar nga kryeministri Haradinaj në të cilën ofertë kishte ngritje të koeficientit prej 0.2 vetëm për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar (nga çerdhet e deri tek shkollat e mesme), që është rreth 10 % e ngritjes së koeficiontit. Kjo ofertë nuk i plotëson kërkesat e SBASHK-ut, aq më shumë pasi qe nuk janë përfshirë punëtorët teknik, punëtorët administrativ si dhe i tërë sistemi universitar.

Ju njoftojmë se greva vazhdon edhe ditët ne vijmë më shpresën se dialogu do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të anëtarësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm ish-portieri i Romas, Alisson, aktualisht te Liverpool, ka bërë…